Kina theksoi të enjten se bashkëpunimi i saj global mbi vaksinat kundër COVID-19 synon të mbrojë jetën, sigurinë dhe shëndetin e sa më shumë njerëzve, duke sqaruar se ndihma e saj me vaksina nuk ka qëllime politike.

Zëdhënësi Zhang Yesui në konferëncë shtypi, Foto nga Jinliwang/ Xinhua

Zëdhënësi Zhang Yesui në konferëncë shtypi, Foto nga Jinliwang/ Xinhua

Në një konferencë për shtypin të enjten, Zhang Yesui, zëdhënësi i sesionit të 4-t të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, u shpreh se deri tani 17 vaksina kineze janë në fazën e provave klinike, katër kanë marrë miratimin për të hyrë në treg me kusht, kurse katër kanë marrë autorizimin për përdorim urgjent ose për të hyrë në treg në disa vende.

Njëkohësisht, Kina po ofron ose planifikon të ofrojë mbështetje me vaksina falas për mbi 60 vende dhe do t'i japë 10 milionë doza vaksinash programit COVAX për të përmbushur nevojat urgjente të vendeve në zhvillim, tha zëdhënësi.

Vaksina kineze mbërriti në Irak më 2 mars /VCG

Vaksina kineze mbërriti në Irak më 2 mars /VCG

Ai shtoi se Kina inkurajon dhe mbështet kompanitë kineze t'u eksportojnë vaksina atyre që janë të gatshëm t'i blejnë ato, duke theksuar se deri tani mbi 40 vende kanë blerë ose janë në bisedime me Kinën për blerjen e vaksinave.

Vaksina kineze mbërriti në Hungari më 16 shkurt /VCG

Vaksina kineze mbërriti në Hungari më 16 shkurt /VCG

Zëdhënësi siguroi se Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore po mbikëqyr rreptë cilësinë dhe se të gjitha kompanitë e vaksinave në Kinë po ndjekin metoda shkencore në procesin e studimit dhe të prodhimit të tyre. (Li Huailiang/ Artan)