Foto nga VCG
Studimet nga ekipet kineze mbi vaksinat kundër varianteve Covid-19 filluan shumë kohë më parë, është shprehur një nga shkencëtaret kryesore mjekësore kineze.
"Duke drejtuar studime të zgjeruara përmes bazave të të dhënave kombëtare, ne kemi ndjekur sigurinë e vaksinave në planin afatgjatë dhe duke ndjekur shkallën e efikasitetit të vaksinave kundër mutacioneve të fundit", -tha Chen Wei, studiuese në Institutin e Mjekësisë Ushtarake nën Akademinë e Shkencave Ushtarake për Televizionin Qendror të Kinës.
"Ne kemi qenë duke ndjekur dhe analizuar një bazë të dhënash globale të pacientëve Covid-19 me më shumë se 400.000 mostra përmes gjenetikës dhe biologjisë. Laboratorët tanë më pas ekzaminojnë përgjigjet e varianteve të zbuluara të virusit, për shembull të Brazilit, Afrikës së Jugut dhe Britanisë, në vaksinat ekzistuese", -tha Chen.
"Ne kemi nisur studime shumë kohë më parë në kërkim të vaksinave të reja që synojnë mutacionet", -tha ajo, duke shtuar se studimet e tyre nuk do të përfundojnë në mënyrë që të përgatiten mjaftueshëm. (Elona)