Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 5 milionë njerëz në Pekin janë vaksinuar për Covid-19, njoftuan autoritetet lokale. Midis tyre, 2.64 milionë njerëz kishin administruar dy doza të vaksinës, sipas qeverisë komunale.

Pekini ka përfunduar vaksinimin e grupeve kryesore, siç janë inspektorët doganorë të vijës së parë të mallrave të importuar të zinxhirit të ftohtë dhe personeli që punon në sektorët e transportit jashtë shtetit dhe të brendshëm, bën të ditur “Xinhua”.

Kryeqyteti do të vazhdojë të promovojë vaksinimin e njerëzve me rrezik të lartë infeksioni, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e operacioneve sociale, si dhe personelin në industritë me intensitet të lartë të punës.

Pekini gjithashtu do të vaksinojë të moshuarit që duhet të vaksinohen për arsye të veçanta dhe gradualisht të përfundojë vaksinimin e grupeve të tjera. (Elona)