foto nga VCG
Autoritetet kineze nuk raportuan asnjë rast të ri të transmetuar lokalisht me Covid-19 të dielën, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, citon “Xinhua”.
Komisioni mori raporte të 19 rasteve të reja të importuara Covid-19 të dielën dhe nuk u raportua asnjë rast i ri i dyshuar ose vdekje të reja në lidhje me sëmundjen. Të dielën, 27 pacientë me Covid-19 lanë spitalet pas shërimit të tyre. Një total prej 5009 raste të importuara ishin raportuar në Kinën kontinentale.
Midis tyre, 4838 kishin lënë nga spitalet pas shërimit, dhe 171 mbetën të shtruar në spital. Asnjë vdekje nuk është raportuar në mesin e rasteve të importuara. (Fatosi)