Kina ka objekte të mjaftueshme frigoriferike dhe ngrirëse për të përmbushur nevojat e transportit për vaksinat Covid-19. Vaksinat e brendshme të Kinës zakonisht transportohen në kamionë frigoriferë dhe kuti ngrirëse në temperatura nga 2 deri në 8 gradë celsius, deklaroi Sun Wenjian, zëdhënës i Ministrisë së Transportit, citon “Xinhua”.
Sun tha se sipas sondazheve paraprake, vendi ka mbi 10.000 kamionë frigoriferë dhe gati 300.000 kuti ngrirëse, të cilat mund të plotësojnë kërkesat e transportit të procesit të prodhimit, furnizimit dhe administrimit të vaksinave.
Automjetet që transportojnë vaksinat Covid-19 do të përjashtohen nga taksat, sipas një qarkore të lëshuar së fundmi nga ministria, ku shtohet se stacionet e pagesave me kushte të favorshme do të vendosin pasazhe të veçanta për t'i dhënë përparësi automjeteve që mbajnë vaksina. (Irma)