Udhëheqësi më i lartë i Partisë Komuniste të Kinës dhe i shtetit kinez Xi Jinping njoftoi të enjten në konferencën për vlerësimin e arritjeve në zbutjen e varfërisë në mbarë vendin, se me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë Partiës dhe të pjesëtarëve të të gjitha kombësive, me rastin e rëndësishëm të afrimit të 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, lufta e Kinës kundër varfërisë ka arritur një fitore të gjithanshme.

Xi Jinping-u theksoi se varfëria nuk është socializëm.

Visual People

Visual People

Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, Partia Komuniste e Kinës e ka vënë zbutjen e varfërisë në një vend të rëndësishëm në qeverisjen e saj dhe ka realizuar shkëputjen e të gjithë banorëve të fshatit nga varfëria. Mesatarisht mbi 10 milionë veta janë shkëputur nga varfëria çdo vit, që është e barabartë me popullsinë e një vendi me madhësi mesatare. Të gjithë banorët e varfër të regjistruar nuk kanë shqetësime për ushqimin e veshmbathjen dhe në Kinë është siguruar plotësisht arsimi i detyrueshëm, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe uji i pijshëm.

VCG

VCG

Në fjalimin e tij, Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina po zbaton aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar mbi zbutjen e varfërisë, duke përmbushur përgjegjësitë e veta ndërkombëtare, duke ofruar ndihmë për vendet në zhvillim brenda mundësive të veta dhe duke qenë një nxitëse e fuqishme e zbutjes së varfërisë globale. Arritjet e Kinës në zbutjen e varfërisë i përkasin Kinës e botës dhe kanë kontribuuar për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit. Qysh nga fillimi i Reformës dhe Hapjes së Kinës, sipas standardit të tanishëm të varfërisë, 770 milionë të varfër ruralë janë shkëputur nga varfëria, ndërsa sipas standardit të varfërisë të Bankës Botërore, numri i atyre që kanë dalë nga varfëria në Kinë zë mbi 70 % të popullsisë së nxjerrë nga varfëria në botë. (Fang Xiaoyu)

Visual People

Visual People