Ministri senegalez i Shëndetësisë dhe Veprimit Social, Abdoulaye Diouf Sarr / VCG

Ministri senegalez i Shëndetësisë dhe Veprimit Social, Abdoulaye Diouf Sarr / VCG

Senegali filloi zyrtarisht fazën e parë të vaksinimit kundër Covid-19, duke ndërmarrë një hap të ri në luftën kundër pandemisë. Ministri senegalez i Shëndetësisë dhe Veprimit Social, Abdoulaye Diouf Sarr, mori dozën e parë të vaksinës Covid-19 përpara mediave në ministrinë e tij, shkruan “Xinhua”.

ish-kryeministri Souleymane Ndene Ndiaye/ VCG

ish-kryeministri Souleymane Ndene Ndiaye/ VCG

Disa politikanë, si ish-kryeministri Souleymane Ndene Ndiaye, ministri i Jashtëm Aissata Tall Sall, ministri i Arsimit Mamadou Talla, si dhe punonjës shëndetësorë u vaksinuan gjithashtu të martën.

Ministri i Shëndetësisë tha se 200.000 doza të vaksinës “Sinopharm” janë shpërndarë tashmë në të 14 rajonet e vendit. Sarr ftoi bashkatdhetarët e tij të vazhdojnë luftën kundër Covid-19 duke respektuar masat mbrojtëse.

“Gjatë muajit mars, Senegali do të marrë grupin e parë të vaksinave nga iniciativa COVAX”, -shtoi ai.

Për fazën e parë të fushatës së vaksinimit në të gjithë vendin, autoritetet shëndetësore senegaleze synojnë të vaksinojnë 20 për qind të popullatës. Kjo fazë synon punonjësit e linjës shëndetësore, njerëzit mbi moshën 60 vjeç dhe ata me kushte themelore shëndetësore. (Elona)