Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vaksinat me nënnjësi me bazë proteinike Covid-19 të Kinës kanë raportuar progres inkurajues, pasi prodhuesi kryesor i vaksinave kineze, “Sinopharm”, ka në plan të fusë kandidatin e vet të sapozhvilluar në provën klinike.

Vaksina e “Sinopharm” është e dyta e nënnjësisë me bazë proteinike në vend pas asaj të zhvilluar nga “Anhui Zhifei Longcom Biopharmaceutical Co”, e cila filloi provat e fazës së vonë në Pakistan pas miratimit të dielën, shkruan “Global Times”.

“Vaksinat me nënnjësi me bazë proteinike Covid-19 pritet të performojë më mirë sesa vaksinat e paaktivizuara dhe do të ishte më e lehtë për t’u prodhuar në masë”, sugjeroi shefi i “Sinopharm” Liu Jingzhen gjatë një interviste televizive për “CCTV”.

Liu tha se vaksina e saj e dytë e paaktivizuar Covid-19 tani po aplikon për miratim me kusht për përdorim masiv. Vaksina e parë rekombinante Covid-19, e zhvilluar në bashkëpunim nga “Zhifei” dhe Instituti i Mikrobiologjisë së Akademisë Kineze të Shkencave (IMCAS), është miratuar për të hyrë në provat klinike të fazës III në Pakistan. (Elona)