Kina po eksporton vaksina Covid-19 në 27 vende dhe duke siguruar ndihmë falas për vaksinat në 53 vende në nevojë, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin.
Wang tha në një konferencë për shtyp se ndihma e vaksinave nga Kina ka mbërritur në Pakistan, Kamboxhia, Laos, Guinea Ekuatoriale, Zimbabve, Mongoli dhe Bjellorusi dhe se eksportet e vaksinave nga Kina kanë mbërritur në Serbi, Hungari, Peru, Kili, Meksikë, Kolumbi, Marok, Senegal, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.
Vaksina kinez mbërritën në Hungari/VCG
Duke vënë në dukje se shumica e vendeve të përmendura janë vende në zhvillim, Wang tha se shpresohet që të gjitha vendet e afta të bashkojnë duart dhe të japin kontribute pozitive për të mbështetur komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht vendet në zhvillim, në kapërcimin e pandemisë, shkruan “Xinhua”.
Vaksina kinez mbërritën në Tajlandë/VCG
Kina është vendi i parë që premton t'i bëjë vaksinat një të mirë publike globale, tha Wang, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të kryejë bashkëpunimin e vaksinave me të gjitha palët brenda kapacitetit të saj. (Elona)
Vaksina kinez mbërritën në Turqi/VCG