Gjithsej 42 000 veta kanë bërë rezervim për t'u vaksinuar ndaj COVID-19 në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut deri në orën 9:00 të mëngjesit të së martës, tha kryeekzekutivja Carrie Lam në një konferencë shtypi.
Sistemi i rezervimit për vaksinat e "Sinovac"-ut u hap në orën 12:01 të mëngjesit të së martës.
Duke filluar nga 26 shkurti, këta njerëz do të nisin të vaksinohen, tha Lam.
Kontingjenti i parë i vaksinave të COVID-19 të prodhuara në pjesën kontinentale të Kinës mbërriti në Hong-Kong të premten pasdite. Lam, e cila e bëri vaksinën e COVID-19 të "Sinovac" të hënën, tha se "ndihej mirë".(Zhan Dian/Artan Goga)