Kina do të sigurojë vaksina COVID-19 për 19 vende afrikane në nevojë për t'i ndihmuar në luftën kundër pandemisë, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin.

Kina i ka dhuruar vaksina Zimbabvesë dhe Guinesë Ekuatoriale që nga e diela dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë brenda mundësive që ka për të ndihmuar Afrikën të fitojë betejën kundër pandemisë, tha Wang.

Kina gjithashtu mbështet kompanitë që eksportojnë vaksina në vendet afrikane që janë në nevojë urgjente dhe kanë miratuar vaksinat kineze, tha ai. (Albana/Fani)