Shefja ekzekutive e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Carrie Lam dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë rajonale u vaksinuan të hënën kundër COVID-19 përpara një fushate masive vaksinimi që do të nisë këtë javë.

Javën e kaluar u dërguan në rajonin e Hong-Kongut një milion doza të vaksinës “Sinovac Biotech’ menjëherë pasi u miratuan për përdorim emergjent.

Nga e premtja, rajoni i Hong-Kongut do të nisë fushatën e vaksinimit për 7.5 milionë banorët e tij, me përparësi vaksinimi punonjësit shëndetësorë, shoferët në moshë të kamionëve që bëjnë rrugë ndërkufitare etj.

Rezervimet online do të fillojnë të martën.(Albana/Fani)