Paneli këshillimor i Hong Kongut për vaksinat Covid-19 vendosi të rekomandojë vaksinën e prodhuar nga “Sinovac Biotech” për përdorim urgjent, bën të ditur “Xinhua”.
Ekspertët e panelit besojnë se vaksina e inaktivuar e “Sinovac” mund të sjellë më shumë përfitime sesa rreziqe dhe do t'i paraqesin këshillat e tyre qeverisë së Rajonit Special Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) për referencë, -tha në një konferencë shtypi Wallace Lau, organizatori i panelit, duke shtuar se anëtarët e panelit arritën konsensus pasi shqyrtuan raportet e fundit të ofruara nga “Sinovac”.
Qeveria e HKSAR arriti një marrëveshje në fund të vitit të kaluar për të blerë 7.5 milionë doza të vaksinës “Sinovac”. (Elona)