Foto nga VCG
I dërguari kinez në Kombet e Bashkuara u kërkoi operacioneve paqeruajtëse të OKB-së të ndihmojnë vendet pritëse të luftonin Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.
Pandemia dhe kërcënimet ekzistuese, të tilla si çështjet e nxehta rajonale, konfliktet etnike dhe terrorizmi, ndikojnë dhe përkeqësojnë njëri-tjetrin, duke sjellë ndikime të reja në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, roli dhe domethënia e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së janë bërë më të spikatura, tha Geng Shuang, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.
Operacionet paqeruajtëse të OKB-së duhet t'i japin përparësi luftës kundër pandemisë, detyra më urgjente e bashkësisë ndërkombëtare dhe të ofrojnë ndihmë sigurie dhe logjistike për vendet pritëse brenda mandateve të tyre, -tha ai në një takim plenar të Komitetit të Posaçëm të KB për Operacionet Paqeruajtëse.
Kina është një pjesëmarrëse aktive dhe një kontribuuese e rëndësishme në operacionet paqeruajtëse të OKB-se. Kina do të vazhdojë të punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të promovuar efektivitetin dhe efikasitetin e operacioneve paqeruajtëse të OKB-se dhe për të luajtur një rol më të madh në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, tha i dërguari. (Elona)