Presidenti i Kinës Xi Jinping drejtoi të martën Samitin Kinë-Vende të Evropës Qendrore e Lindore (EQL) nëpërmjet videos, ku morën pjesë krerët e shtetit dhe të qeverisë ose përfaqësues të nivelit të lartë të tyre të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Republikës Çeke, Malit të Zi, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovakisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Rumanisë.
Presidenti Xi mbajti një fjalim kryesor me titull “Përmbledhja e forcave, trashëgimi i traditës dhe përpjekjet për të ardhmen, për shkrimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit”.
Presidenti Xi Jinping tha: “1.4 miliardë banorë kinezë, mbi 400 milionë e të cilëve gëzojnë të ardhura të mesme, përbëjnë një treg super të madh, i cili do t’i krijojë botës më shumë kërkesa dhe shanse. Në vendet e EQL-së ka një fjalë të urtë, ‘Propozimi i mirë është më i vlefshëm se ari’. Shpresoj që në videokonferencën e sotme, të gjithë pjesëmarrësit do të paraqesin propozimet për bashkëpunimin Kinë-EQL, për ta nxitur këtë bashkëpunim të ecë përpara në mënyrë më të qëndrueshme, më të gjatë dhe më frytdhënëse”. (Wang Lei/Albana)