Foto nga VCG
Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës (NMPA) i dha miratimin me kusht “CoronaVac”, një vaksinë e paaktivizuar Covid-19, e zhvilluar nga “Sinovac Biotech”, njoftoi kompania, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Vaksina e prodhuar nga “Sinovac Life Sciences Co. Ltd.” me bazë në Pekin, e lidhur me “Sinovac Biotech”, u miratua për përdorim emergjent në Kinë qershorin e kaluar. Vaksina filloi të përdoret për injektimin emergjent midis disa grupeve të veçanta në vend nga korriku i vitit të kaluar.
Nga janari, Indonezia, Turqia, Brazili, Kili, Kolumbia, Uruguai dhe Laosi miratuan përdorimin emergjent të vaksinës “Sinovac” në nivel lokal.
Foto nga VCG
“Këto vende njohin rezultatet e hulumtimeve klinike të vaksinës, duke besuar se ajo ka efekte të dukshme në zvogëlimin e trajtimit mjekësor, shtrimin në spital, rastet kritike dhe vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 dhe është me rëndësi të madhe për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë”, -bëri të ditur “Sinovac Biotech”, në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit. (Fatosi)