Kina është e angazhuar për të mbështetur natyrën e të mirës publike globale të vaksinave anti-Covid dhe premton t'i sigurojë ato me çmime të drejta dhe të arsyeshme, pavarësisht se kostoja e këtyre barnave ndryshon në varësi të rrugëve të ndryshme teknike të përdorura, shkruan “Xinhua”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, e bëri njoftimin gjatë një konference shtypi, kur u pyet lidhur me marrëveshjet specifike dhe çmimet e 10 milionë dozave të vaksinave që Kina ka njoftuar se dëshiron t'i ofrojë COVAX-it, që synon të sigurojë qasje të drejtë globale të tyre.

“Pavarësisht kërkesës së madhe të brendshme, Kina është e gatshme të punojë brenda kufijve të aftësive të saj dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme për t'i bërë vaksinat të mira publike globale dhe të përballueshme për vendet në zhvillim, në vend të një luksi të përballueshëm për vetëm disa kombe”, -tha Wang. (Irma)