Foto nga VCG

Foto nga VCG

Besimi global për vaksinat po rritet. Ky është rezultati i një sondazhi të ri, që tregon se 54% e të anketuarve në 15 vende do të merrnin një vaksinë anti-Covid nëse u ofrohej një, citon “CNN”.

Sondazhi i realizuar nga Instituti i Inovacionit Shëndetësor Global në “Imperial College London” zbuloi se deri në mes të janarit, gatishmëria për t'u vaksinuar u rrit në 11 nga 15 vendet që nga nëntori, kur 41% e të anketuarve thanë se do të vaksinoheshin.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Është shumë inkurajuese të shohësh që ndërsa një numër i vaksinave të sigurta dhe efektive të koronavirusit po shpërndahen në të gjithë botën, ka pasur një ndryshim të dukshëm pozitiv në perceptimet e njerëzve për këto produkte”, -deklaroi dr. David Nabarro, bashkëdrejtor i Institutit.

Mbretëria e Bashkuar kishte pjesën më të lartë të të anketuarve, 70%, të cilët ishin fuqimisht dakord për të bërë vaksinën. Në anën tjetër të spektrit ishte Franca, me 30%, edhe pse ky numër është dyfishuar që nga nëntori, kur vetëm 15% e të anketuarve francezë ishin plotësisht dakord. Franca gjithashtu kishte përqindjen më të lartë të të anketuarve të cilët shprehën shqetësimin për efektet anësore të vaksinës, 40%. Sidoqoftë, shqetësimi për efektet e mundshme anësore të vaksinës është ulur që nga nëntori, në shumicën e vendeve të anketuara, me 47% të të pyeturve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi gjysma e të anketuarve, 58%, besojnë se autoritetet shëndetësore qeveritare do të shpërndajnë një vaksinë efektive Covid-19.

Rezultatet sugjerojnë që aksesi për vaksinat anti-Covid është një sfidë. Rreth 54% e të anketuarve thanë se do të ishte e vështirë për të marrë një vaksinë, me njerëz në Korenë e Jugut dhe Japoni që raportuan vështirësitë më të mëdha në qasje. (Irma)