Foto nga VCG

Foto nga VCG



“Sinovac Life Sciences Co”, me bazë në Pekin, paraqiti një kërkesë tek autoritetet kineze për autorizimin e kushtëzuar të vaksinës së saj anti-Covid, “CoronaVac”, shkruan “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Aplikimi është marrë nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore (NMPA), sipas “Sinovac Biotech Ltd.”, e cila ka shumicën e aksioneve në prodhuesin e vaksinave.

“CoronaVac” ka bërë përparim në fazën 3 të provave klinike jashtë shtetit, duke treguar një nivel të mirë të sigurisë pas injektimit, sipas një deklarate të kompanisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Katërmbëdhjetë ditë pas marrjes së dy dozave të “CoronaVac”, efikasiteti i vaksinës në mbrojtjen kundër sëmundjeve të shkaktuara nga Covid-19 ka përmbushur standardet teknike përkatëse të paraqitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kërkesat e NMPA-së”, -thuhet në deklaratë. (Irma)