Kina deri tani ka administruar mbi 31 milionë doza të vaksinave Covid-19 për grupet kryesore. Kina dha miratimin e kushtëzuar të tregut për vaksinën e saj të parë COVID-19 më 30 dhjetor, por vaksinat në fazën e fundit të provave klinike kanë qenë në dispozicion për përdorim emergjent në vend që nga qershori, shkruan “China Daily”.

Në fund të dhjetorit, 14 vaksina Covid-19 të zhvilluara nga Kina ishin nën prova klinike, duke përfshirë pesë në fazën 3, prova përfundimtare para se një vaksinë të aprovohet për treg.

Vaksina e inaktivizuar Covid-19, e zhvilluar nga “Sinopharm”, e cila mori miratimin e kushtëzuar për treg, sipas komapanisë, është e sigurt dhe ka një efikasitet prej 79 për qind. (Irma)