Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të mërkurën se Kina ka vendosur të ofrojë 10 milionë doza të vaksinës së COVID-19 "Planit të Zbatimit të Vaksinave të Pneumonisë së Koronavirusit të Ri" (COVAX), kryesisht për nevoja urgjente në vendet në zhvillim.
Në konferencën e rregullt për shtypin atë ditë, Wang tha se Kina i është bashkuar zyrtarisht COVAX-it dhe mban komunikim të ngushtë me sponsorët e tij, si OBSh-ja, në mënyrë që ta bëjë vaksinën një produkt publik global dhe të arritshëm e të përballueshëm nga vendet në zhvillim.
"Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe thirrjes së Drejtorit të Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus për të vaksinuar të gjitha grupet me përparësi në të gjitha vendet brenda 100 ditëve të para të këtij viti. Ne gjithashtu u kushtojmë shumë rëndësi vështirësive me të cilat përballet zbatimi i COVAX-it, veçanërisht në shkurt dhe mars, sepse ekziston ende një hendek i madh për vaksinat," tha ai.
Wang Wenbin bëri të ditur se, me kërkesën e OBSh-së, Kina vendosi të ofrojë 10 milionë doza të vaksinës për "Planin e zbatimit", kryesisht për nevojat urgjente të vendeve në zhvillim. OBSh-ja ka filluar rishikimin e autorizimit të përdorimit emergjent për vaksinat kineze. Kompanitë kineze do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë aktive, theksoi zëdhënësi i MJK-së, duke shprehur shpresën që OBSh-ja do ta përfundojë këtë punë sa më shpejt të jetë e mundur. (Vera/Artan)