Foto nga VCG

Foto nga VCG

“CanSino Biologics Inc.” i Kinës ka marrë dritën jeshile për të vazhduar provat e fazës 3 të vaksinës së saj Covid-19, me mbështetjen e gjetjeve të një komiteti të pavarur të monitorimit të të dhënave, sipas raporteve të fundit të mediave, shkruan “Xinhua”.

Komiteti i pavarur gjeti që vaksina plotësonte objektivat e saj të paracaktuara për sigurinë dhe efikasitetin nën një analizë të ndërmjetme të të dhënave të provës së fazës 3, citon “Reuters” raportin e kompanisë biofarmaceutike.

"Asnjë ngjarje e padëshiruar në lidhje me vaksinën nuk ka ndodhur", -thuhet në raport.

Kandidati i vaksinës, i referuar si Ad5-nCoV, është zhvilluar nga “CanSino” Biologics Inc. dhe Akademia e Shkencave Ushtarake në Kinë.

“CanSino” u miratua për të kryer prova klinike të fazës 3 në disa vende në Evropë dhe Azi, tha në shtator të vitit të kaluar Wu Yuanbin, një zyrtar me Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës. (Elona)