Presidenti i Kinës Xi Jinping inspektoi të mërkurën provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore në prag të Festës së Pranverës, Vitit të Ri Kinez.
Xi bëri një vizitë në kontenë Qianxi të qytetit Bijie, ku inspektoi mjedisin ekologjik të një dege kryesore të lumit Wujiang.
Ai vizitoi gjithashtu një fshat në një lokalitet të kombësisë miao. Në sheshin publik të fshatit, Xi bisedoi me fshatarët, që po merrnin pjesë në aktivitete festive. Ai u shprehu urime për festën edhe banorëve të kombësive të ndryshme të mbarë vendit. (Wang Lei)