Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet e Shangait synojnë të arrijnë pikun e emetimeve të dyoksidit të karbonit deri në vitin 2025, pesë vjet përpara afatit kombëtar të vendosur për vitin 2030.

Qëllimi u njoftua nga kryetari i bashkisë së metropolit kinez gjatë paraqitjes së raportit vjetor të punës, citon “Xinhua”.

Në vitin 2021, thekson raporti, Shangai planifikon të mbjellë 3 mijë hektarë pyll dhe 1000 hektarë livadhe, me synimin për të arritur një shkallë të mbulimit të pyjeve prej 19.5% deri në vitin 2025. (Irma)