Provinca Hubei e Kinës Qendrore, dikur e goditur rëndë nga epidemia e COVD-19, ka vendosur objektivin e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në më shumë se 10 % në vitin 2021, tha guvernatori Wang Xiaodong të dielën.
PBB-ja e provincës vitin e kaluar u rikthye në mbi 95% të nivelit të vitit 2019, tha Wang Xiaodong në një raport të punës qeveritare në sesionin vjetor të organit legjislativ të provincës.
Hubei, ish-epiqendra e shpërthimit të koronavirusit të ri, zbatoi karantinën disamujore në qytetet e veta vjet, duke mbyllur fabrikat e bizneset dhe duke kufizuar trafikun e jashtëm.
Qysh nga 15 maji, në Hubei nuk janë raportuar raste të reja të konfirmuara COVID-19 të transmetuara brenda provincës. (Fang Xiaoyu)