Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vaksina anti-Covid e “China National Biotec Group”, prodhuar në Kinë, është me një spektër të gjerë dhe mund të neutralizojë disa variante të koronavirusit, deklaroi Zhang Yuntao, zëvendëspresident i CNBG, i lidhur me “Sinopharm” citon “Xinhua”.

Zhang tha se kompania mblodhi kampione të koronavirusit të gjetur në vende të tjera, në fund të vitit 2020, dhe bëri testet përkatëse. Sipas tij, rezultatet treguan se vaksina mund të siguronte mbrojtje të gjerë kundër varianteve nga pjesë të tjera të botës.

“Tashmë ka pasur raporte për disa variante të reja, si ai në Afrikën e Jugut dhe Britani. Kompania po i kushton vëmendje të madhe ndryshimeve dhe do të vazhdojë të kryejë teste përkatëse të neutralizimit të ndërthurur”, -tha Zhang. (Irma)