Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po përballet me rreziqe në rritje nga shpërthimi Covid-19 pasi disa raste u shfaqën në pjesë të vendit përpara Festivalit të Pranverës. Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtyp në Pekin nga Mi Feng, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, duke theksuar se gjatë javës së kaluar ka pasur 757 raste të transmetuara në nivel lokal në Kinën kontinentale, citon “Xinhua”.

Mi shtoi se numri i njerëzve në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin nën vëzhgimin mjekësor ka arritur kulmin në dhjetë muajt e fundit.

Ai tha se shpërthimet e raportuara kohët e fundit kanë ndodhur kryesisht në zonat rurale, duke shtuar se përhapja e virusit në familje, komunitete dhe shkolla ka paraqitur një sfidë ndaj përpjekjeve për frenimin e sëmundjes. (Irma)