Foto nga VCG
Qarku Daxing në Pekin lëshoi një njoftim që ndalon të gjithë njerëzit të largohen nga kryeqyteti kinez pas rasteve të reja të regjistruara Covid-19. Ata që kanë nevojë të udhëtojnë jashtë qytetit do të duhet të marrin miratimin e autoritetit lokal dhe të kenë një rezultat negativ të testit të tre ditëve të fundit, sipas grupit të parandalimit dhe kontrollit epidemiologjik në Daxing, citon “Xinhua”.
Daxing do të zbatojë menaxhim të rreptë të bllokimit në pesë komplekse banimi në zonën e Tiangongyuan, ku janë zbuluar rastet e reja. Flukset e vizitorëve në vendet publike jashtë nënrrethit, duke përfshirë dyqanet, ndërtesat tregtare, hotelet, kinematë dhe palestrat, duhet të kufizohen në 50% të kapacitetit të tyre maksimal.
Institucioneve arsimore në rreth gjithashtu u është kërkuar që të mbyllen, ndërsa institucionet e veçanta, të tilla si shtëpitë e të moshuarve, duhet të menaxhohen me masa mbylljeje për të përmbajtur një kthim të koronavirusit. Transporti publik në rreth do të duhet të kufizojë fluksin e pasagjerëve në 75% të kapacitetit të plotë. (Irma)