Presidenti kinez Xi Jinping shkoi të martën në Qendrën Kombëtare të Kërcimit me Ski në qytetin Zhangjiakou të provincës Hebei të Kinës. Ai inspektoi stërvitjen e sportistëve dhe i inkurajoi ata, duke u thënë: “Kërcimi juaj është shumë i mirë, dhe ulja në tokë është shumë e qëndrueshme.”
Kërcimi me ski është një sport që ka lindur në Europë dhe ka një histori prej mbi 100 vjetësh, por është ende i ri për Kinën.
Në Qendrën Kombëtare të Kërcimit me Ski do të zhvillohen garat e kërcimit me ski të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022. (Li Huailiang/ Artan)