Iraku ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinave kineze për të frenuar përhapjen e pandemisë së COVID-19, tha ministri i Shëndetësisë i këtij vendi në një deklaratë të martën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Irakut Sayf al-Badr i tha agjencisë së lajmeve "Xinhua" se vaksina kineze, e krijuar nga Grupi Farmaceutik Kombëtar i Kinës ("Sinopharm"), "plotëson standardet e NBSD-së (Bordit Kombëtar për Përzgjedhjen e Barnave të Irakut), dhe prandaj shteti irakian ka miratuar përdorimin e saj brenda vendit."

Tani janë bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të marrë vaksinat dhe janë identifikuar grupet që duhet të vaksinohen, u shpreh kjo ministri në një deklaratë tjetër. (Xu Guang/Artan)