Foto nga Xinhua
"Ditët dhe netët në Wuhan", një dokumentar që pasqyron jetën e njerëzve të zakonshëm në Wuhan, provinca Hubei e Kinës qendrore gjatë epidemisë COVID-19, do të shfaqet të shtunën si premierë në Pekin, njofton “Xinhua”.
Dokumentari është puna kolektive e 30 kineastëve dhe përbëhet nga pamje të filmuara në vijën e parë të COVID-19, përfshirë pavijonet e kujdesit intensiv të spitaleve. Ai rrëfen historitë prekëse se si njerëzit në Wuhan ndihmuan njëri-tjetrin përballë epidemisë.
Duke fiksuar momente nga jeta e njerëzve të zakonshëm gjatë periudhës së paharrueshme të qytetit, filmi lavdëron shpirtin njerëzor të atyre që kontribuan në luftën kundër COVID-19, tha Cao Yin, prezantuesi i filmit.
Filmi do të dalë në ekranin e madh më 22 janar. (Fatosi)