Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbi 100.000 drejtues të platformave në internet nga gjiganti kinez i transportit “Didi Chuxing” kanë rezervuar vaksinat Covid në Pekin, shkruan “Xinhua”.

Kompania bëri të ditur se deri natën e së dielës më shumë se 46.000 shoferë në kryeqytet ishin vaksinuar.

Kompania gjithashtu kërkoi që shoferët e saj të ngarkojnë fotografi të tyre duke mbajtur maska, të bëjnë dezinfektimin e automjeteve dhe të matin temperaturën çdo ditë.

Aktualisht në kryeqytetin kinez funksionojnë 205 vende vaksinimi ku janë angazhuar mbi 8700 persona. Njoftohet se deri të dielën rreth 1.7 milionë banorë të Pekinit janë vaksinuar. (Irma)