Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banorëve të Shijiazhuang, kryeqendra e provincës Hebei në Kinën veriore, u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi deri më 19 janar për të parandaluar përhapjen e Covid-19, sipas zyrës qendrore të qytetit për parandalimin dhe kontrollin e epidemive, shkruan “Xinhua”.

Më parë, banorëve të Shijiazhuang dhe qytetit fqinj Xingtai iu kërkua të qëndronin në shtëpi për shtatë ditë pasi përfunduan testet e acidit nukleik në të gjithë qytetin një javë më parë. Deri të enjten e kaluar, 553 raste të konfirmuara të transmetuara në nivel lokal dhe dy raste të importuara janë regjistruar për trajtim në spitalet e Hebei, kryesisht në Shijiazhuang dhe Xingtai. (Irma)