Një institucion testimi në distriktin Longyao të qytetit Xingtai të provincës Hebei në Kinën Veriore, fshehu rezultatet e testimit pozitiv të COVID-19 në raportin për autoritetet vendore të shëndetësisë më 14 janar, bënë ti ditur autoritetet vendore të dielën. Ky institucion tha se të gjitha mostrat e marra gjatë raundit të dytë të testimit të acidit nukleik ishin negative.
Dy raste të konfirmuara dhe një infektim asimptomatik janë raportuar në këtë distrikt në orën 14:00 të së dielën, u shprehën autoritetet, duke shtuar se të gjithë personat në kontakt të ngushtë me të prekurit janë në karantinë për vëzhgim mjekësor.
Longyao do të fillojë raundin e tretë të testimit të acidit nukleik të hënën.
Autoritetet kanë marrë masat e detyrueshme penale ndaj përfaqësuesve të institucionit të testimit, dhe rasti është nën hetim. (Xu Guang)