Kina e vë gjithnjë theksin te koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkëta të shëndetësisë së njeriut. Presidenti i Kinës Xi Jinping është zotuar në disa ngjarje ndërkombëtare se pasi të përfundojë zhvillimi i plotë i vaksinës COVID-19 dhe pasi të vihet në përdorim, Kina do ta bëjë atë një produkt publik global në ndihmë të vendeve të tjera në zhvillim, pra që të gjitha vendet të kenë mundësi ta marrin vaksinën.
Kina ka marrë pjesë përkatësisht në “Planin e Zbatimit të Vaksinës COVID-19” dhe nismën e OBSh-së për përshpejtimin e studimit, prodhimit dhe përvetësimit të barabartë të mjeteve të reja të parandalimit të COVID-19.