Kina është vendi që nisi më herët studimin e vaksinës së COVID-19 dhe më 23 qershor 2020 realizoi e para në botë provën klinike të fazës së tretë të vaksinës, ndërkohë më 31 dhjetor u hodh në treg vaksina e parë me kushte.

Eksplorimi i vaksinës kineze u zhvillua njëkohësisht në disa linja. Në fund të dhjetorit 2020, hynë në provën klinike 14 lloje vaksina nga 5 linja të ndryshme.

Një linjë e prodhimit të Filialit të Pekinit të Kompanisë së Farmaceutike Kombëtare të Kinës që realizon çdo minutë prodhimin dhe paketimin e 300 doza vaksinash. Kjo kompani pritet të prodhojë rreth 1 miliard doza vaksinash në vitin 2021. Aktualisht gjithsej 18 kompani kineze që merrem zhvillimin e vaksinës po rrisin aftësitë e tyre të prodhimit. (Vera/ Albana)