Një vaksinë kineze e inaktivuar ka treguar 79.34 për qind efikasitet kundër COVID-19, sipas rezultateve të ndërmjetme të provave klinike të fazës 3, u bë e ditur të mërkurën nga burime të “Sinopharm”.

Pas një procedure injektimi me dy doza, të vaksinuarit prodhuan të gjithë nivel të lartë antitrupash dhe shkalla e sero-shndërrimit të antitrupave neutralizues arriti në 99.52 për qind.

Rezultatet përmbushin standardet teknike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe standardet e përcaktuara nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës. (Albana)