Qyteti port verilindor i Kinës, Dalian, ka testuar mbi 4.75 milionë njerëz për Covid 19, në një shqyrtim shëndetësor në të gjithë qytetin pas rasteve të saposhfaqura, bënë të ditur autoritetet lokale.
Që nga e enjtja, Dalian kishte raportuar një total prej 19 rastesh të konfirmuara të Covid-19 qëkur katër punëtorë të prodhimit të zinxhirit të ftohtë u testuan për herë të parë pozitivë më 15 dhjetor. Qyteti filloi të kryejë teste për të gjithë qytetarët e tij të martën, bën të ditur “Xinhua”.
Autoritetet shëndetësore të provincës Liaoning, e cila administron Dalian, kanë dërguar 169 njerëz për të ndihmuar në marrjen e mostrave të acidit nukleik, sipas Zhao Lian, zëvendësdrejtor i komisionit komunal të shëndetit. (Elona)