Zyra e Përgjithshme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit kanë nxjerrë një letër për Vitin e Ri dhe Festivalin tradicional të Pranverës, duke u bërë thirrje qeverive të të gjitha niveleve të forcojnë masat për frenimin e Covid-19 dhe të zvogëlojnë lëvizjen masive të popullsisë gjatë pushimeve të dyfishta, bën të ditur “CGTN”. Të gjitha nivelet e qeverisë janë nxitur të forcojnë masat parandaluese kundër Covid-19, të reduktojnë lëvizjen e popullsisë dhe të kufizojnë mbledhjet e njerëzve gjatë pushimeve.
Dogana është njoftuar për të forcuar sterilizimin dhe për të kryer kontrolle në mallrat e importuara dhe vizitorët jashtë shtetit. Spitaleve u është thënë që të forcojnë mekanizmat e reagimit në rast urgjence nëse ata marrin pacientë të dyshuar Covid-19, duke siguruar që nuk do të ndodhin shpërthime masive Covid-19 në vend. Menjëherë pas njoftimit, komuna e Pekinit tha se punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe institucionet publike nuk duhet të largohen nga Pekini gjatë pushimeve. (Elona)