Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti të shtunën një videofjalim në Samitin e Ambicies për Klimën me titull "Vazhdojmë trashëgiminë - Fillojmë fazën e re përballë ndryshimit global të klimës". Në këtë fjalim ai shpalli një varg masash të reja të Kinës për përballimin e ndryshimit global të klimës.
Ndër të tjera Xi tha: "Kina ka dhënë kontribut për nënshkrimin e ‘Marrëveshjes së Parisit’ mbi përballimin e ndryshimit të klimës dhe është zbatuese aktive e kësaj marrëveshjeje. Këtu dëshiroj të shpall se brenda 2030-s, Kina do të ulë lëshimin e saj të dioksidit të karbonit për njësi të PBB-së me mbi 65 për qind krahasuar me 2005-n, do të rrisë pjesën e karburanteve jofosile në konsumin e energjisë parësore në rreth 25 për qind, do të rrisë vëllimin e rezervës pyjore me 6 miliardë metra kubë në krahasim me nivelin e 2005-s dhe do ta shtojë kapacitetin e përgjithshëm të instaluar të energjisë diellore dhe të energjisë së erës në mbi 1.2 miliard kilovatë."
Samiti i Ambicies për Klimën u organizua nga OKB-ja dhe vendet përkatëse për të përkujtuar 5-vjetorin e nënshkrimit të "Marrëveshjes së Parisit", për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar që të forcojë veprimet lidhur me klimën dhe për të nxitur procesin e multilateralizmit. (Çang Çuo/Artan)