Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti të shtunën në Samitin e Ambicies për Klimën një videofjalim me titull "Vazhdojmë trashëgiminë - Fillojmë fazën e re përballë ndryshimit global të klimës", ku shpalli masat e reja të Kinës.
"Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë si ari. Duhet të mbështesim me forcë një stil jetese të gjelbër e me lëshim të ulët karboni dhe të kërkojmë mundësi zhvillimi e motivim nga zhvillimi i gjelbër. Kina i mban gjithmonë premtimet e saj dhe do të drejtohet nga konceptet e reja të zhvillimit, për të promovuar transformimin gjithëpërfshirës të gjelbër të zhvillimit ekonomik e shoqëror, duke nxitur zhvillimin me cilësi të lartë, dhe do të japë kontribut më të madh përballë ndryshimit global të klimës," tha Xi Jinping-u.
Samiti i Ambicies për Klimën u organizua nga OKB-ja dhe vendet përkatëse për të përkujtuar 5-vjetorin e nënshkrimit të "Marrëveshjes së Parisit", për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar që të forcojë veprimet lidhur me klimën dhe për të nxitur procesin e multilateralizmit. (Çang Çuo/Artan)