Vitet e fundit, lidhja mes qytetit kinez Kunshan dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është bërë më e ngushtë. Kunshani ka shfrytëzuar epërsitë e tij për të kërkuar vendosjen e bashkëpunimit me vendet e Europës Qendrore e Lindore, dhe ka nxitur vazhdimisht shkëmbimet kulturore e njerëzore me vendet e EQL-së me mënyrë gjithëpërfshirëse, në një sferë të gjerë dhe në nivele të shumta.
Më 2 dhjetor do të organizohet në Kunshan Galaja e Vitit të Ri të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së, që është një veprimtari e rëndësishme këtë vit në kuadër të mekanizmit të "Bashkëpunimit 17+1" mes Kinës dhe vendeve të EQL-së. Si një plaformë e hapur, përfshirëse dhe e larmishme, në këtë shfaqje gala do të ftohen artistë të njohur nga vendet e EQL-së dhe Kina për të interpretuar këngë dhe valle me karakteristika kombëtare, që përshijnë njohuri prej historisë, gjeografisë dhe kulturës, duke shfaqur mrekullitë e kulturës tradicionale dhe artit modern të vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Kunshani është qyteti në nivel konteje me ekonominë më të fortë në Kinë dhe është gjithashtu vendlindja e operës kineze Kun. (Fang Xiaoyu/ Artan)