Pasi raportimit të dy rasteve të reja me COVID-19 të dielën, Shangai kreu mbi 2500 teste të acidit nukleik te njerëzit dhe testoi mbi 130 mijë mostra të ushqimeve të ngrira për koronavirusin e ri dhe rezultatet ishin të gjitha negative, njoftoi të hënën Komisioni i Shëndetësisë i Shangait në një konferencë për shtyp.
Dy rastet e reja, përfshi një transportues ngarkesash në aeroport, e çuan numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në pesë.
Deri në orën 8 të mëngjesit të së hënës u gjurmuan 55 kontakte të ngushta të të dy rasteve, ku të gjithë rezultuan negativë pas testimit. Gjithashtu, u testuan 2541 kontakte të tjera dhe u morën mostra nga ushqimi, artikuj dhe vende të lidhura me dy rastet e fundit.
Aeroporti Pudong i Shangait nisi të dielën një fushatë testimi për të gjithë stafin, pasi u zbuluan disa mbajtës të ngarkesave dhe kontaktet e ngushta ishin pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Sipas një njoftimi në internet, i gjithë personelit në dy zonat kryesore të ngarkesave të aeroportit iu kërkua të bënin testin e acidit nukleik në parkingun P4 të Aeroportit Pudong deri në mesnatën e së dielës.
Fluturimet drejt Shangait u anuluan mbrëmjen e së dielës. Deri në orën 11 të darkës, u anuluan 277 fluturime, sipas të dhënave nga aplikacioni “VariFlight” për gjurmimin e të dhënave të linjave ajrore.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut në Shanghai, Xu Jin, përcaktoi masat që autoritetet rregullatore të Shangait kishin marrë për të parandaluar infektimin nga ushqimet e ngrira dhe për të shmangur përhapjen e COVID-19.
Rastet e mëparshme të COVID-19 në Kinë kanë rezultuar nga virusi mbi ambalazhet e ushqimeve të ngrira ose në tregjet me shumicë.
Aktualisht, Shangai po bën çdo përpjekje për të përfunduar hetimin epidemiologjik dhe testimin e acidit nukleik të personelit përkatës, tha Xu. (Albana)