Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë të enjten në Dialogun e CEO-ve të APEK-ut në Pekin, duke mbajtur një videofjalim me titull: “Krijimi i strukturës së re të zhvillimit për leverdinë reciproke dhe përfitime të përbashkëta”.
“Azi-Paqësori është vatra jonë e përbashkët dhe mbrojtja e paqes e stabilitetit e nxitja e prosperitetit në këtë rajon përputhen me interesat tona të përbashkëta. Vendet e Azi-Paqësorit gëzojnë lehtësi gjeografike në shkëmbimet e ngushta njerëzore. Duhet të ndjekim rregullat e tregut dhe të kapim rastet e globalizimit ekonomik e të integrimit të ekonomisë rajonale, që të ecim në vendet e para të rritjes ekonomike në botë. Thellimi i bashkëpunimit ekonomik për zhvillimin e Azi-Paqësorit është i domosdoshëm dhe përputhet me dëshirën e popujve të rajonit. Ky bashkëpunim do të vazhdojë të shfaqë gjallëri të fuqishme,” tha presidenti Xi Jinping.