Qyteti Tianjin, raportoi një rast të konfirmuar Covid-19 dhe një rast tjetër asimptomatik, të dy infeksione të transmetuara në vend, thanë të mërkurën autoritetet lokale.
Të dy burrat punojnë në një park logjistik në Binhai New Area dhe janë kolegë dhe shokë dhome të një rasti asimptomatik të diagnostikuar më parë, sipas qendrës së qytetit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, bën të ditur “Xinhua”.
Qendra njoftoi se të dy rastet u diagnostikuan gjatë vëzhgimit të tyre në karantinë mjekësore pasi u identifikuan si kontakte të ngushta të rastit asimptomatik.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bëri të ditur të mërkurën se ka marrë raporte të tetë rasteve të sapokonfirmuara me Covid-19 në territorin kinez të martën, duke përfshirë një që u transmetua në vend dhe shtatë të importuara. (Elona)