Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të martën në samitin e 12-të të BRICS-it përmes lidhjes me video në Pekin me ftesë të homologut të tij rus Vladimir Putin.
Ekonomia globale po vuan nga recesioni më të rëndë qysh nga Recesioni i Madh i viteve 1930, tha presidenti Xi në fillim të fjalimit të tij.
Ai theksoi se prirja e multipolarizimit botëror dhe globalizimit ekonomik është e pandalshme. Presidenti Xi bëri thirrje gjithashtu për solidaritet ndërkombëtar dhe bashkëpunimin në përballimin e sfidave të pandemisë COVID-19.
Ai shtoi se kompanitë kineze po zhvillojnë provat klinike të fazës së tretë të vaksinave të COVID-19 bashkë me partnerët rusë dhe brazilianë.
Kina do të ketë bashkëpunim përkatës edhe me Afrikën e Jugut dhe Indinë, shtoi presidenti Xi.
BRICS-i, një bllok i tregjeve të reja, përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.
Mbledhja u organizua nga Rusia, e cila mban presidencën e radhës për këtë vit.
Mbledhja e sivjetshme ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në Shën Petersburg nga 21 deri më 23 korrik, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19. (Albana/ Wang Lei)