Shifrat e Covid-19 po stabilizohen, por shumë ngadalë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, në mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU.
Angela Merkel shprehu shqetësimin personal për zhvillimet e pandemisë në Gjermani, në funksion të një takimi me ministrat dhe presidentët e landeve, të mbledhur për të vlerësuar efektet e gjysmë-bllokimit të vënë më 2 nëntor në territorin federal, shkruan “ATSH”.
Sipas ekspertëve politikë, kancelarja dëshiron të vendosë një ndalim më të rreptë të kontakteve, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioneve. (Irma)