Qeveria uzbeke njoftoi se pritet të nisë testimi i fazës 3 të një vaksine Covid-19 të zhvilluar në Kinë, duke e bërë atë kandidatin e pestë kinez për të hyrë në fazën e fundit të testimit njerëzor jashtë vendit, shkruan “Xinhua”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 5000 vullnetarë uzbekë të moshës 18 deri në 59 vjeç do të marrin pjesë në fazën e tretë të procesit pilot, i cili do të vazhdojë për një vit.

E zhvilluar nga kompania kineze “Anhui Zhifei Longcom Biopharmaceutical”, vaksina eksperimentale u soll në Uzbekistan me disa specialistë kinezë të cilët do të punojnë në vëzhgimin e pjesëmarrësve në provë dhe trajnimin e mjekëve uzbekë. (Irma)