“Kina pritet të regjistrojë infeksione sporadike të koronavisurit gjatë dimrit dhe ka të ngjarë të përjetojë shpërthime rajonale për shkak të përhapjes shumë të madhe të virusit jashtë shtetit”, -tha Li Bin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Në një konferencë për shtyp, Li tha se ndërsa virusi ka përshpejtuar përhapjen e tij në të gjithë globin, Kina po merret me rrezikun e transmetimit lokal, që rrjedh nga rastet e importuara, bën të ditur “China Daily”.

“Sëmundje të tjera të frymëmarrjes që qarkullojnë në dimër gjithashtu po arrijnë kulmin e tyre, kështu që puna jonë e kontrollit të sëmundjeve nuk duhet të ulë ritmin", -tha ajo. Për të frenuar rreziqet, Li tha se komisioni do të intensifikojë testet e acidit nukleik mes stafit në vendet e karantinës, punëtorët e përfshirë në trajtimin e importeve me zinxhir të ftohtë dhe mallra të tjerë të importuar, së bashku me testet e rregullta në grupe me rrezik të lartë.

Masat e kontrollit të virusit në vendet kryesore që vlerësohen me rrezik më të lartë të përhapjes së virusit, duke përfshirë shkollat, shtëpitë e të moshuarve dhe objektet e bamirësisë për njerëzit me aftësi të kufizuara, duhet të forcohen për të zhdukur grupet e mundshme të infeksionit.(Irma)