Porti i tregtisë së lirë në provincën Hainan të Kinës jugore nisi rrugën e tij të parë ndërkontinentale të transportit ajror, që lidh kryeqendrën e provincës Haikou me kryeqytetin holandez Amsterdam.

Një fluturim me 110 tonë mallra ngarkesë, u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar “Haikou Meilan” për në aeroportin e Amsterdamit “Schiphol”. Ato janë kryesisht produkte elektronike dhe mallra të përgjithshme.

Fillimi i itinerarit të ngarkesave ajrore do t'i japë portit të Hainan rolin si një qendër shërbimi e integruar e zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit nën nismën kineze "Një brez, një rrugë". (Fatosi)